Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 31 July 2013

Unë zbuloj sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës, dhe ato nuk do të jenë të këndshme

E Martë, 23 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, sprovat që ti do të kalosh janë sepse Unë zbuloj sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës dhe ato nuk do të jenë të këndshme. E Vërteta do të jetë kaq tronditëse dhe shqetësuese për shumë. E Vërteta do të shkaktoj lotë trishtimi, lotë hidhërimi dhe dëshpërim të madh.

Gënjeshtrat, nga njëra anë, mund t'ju joshin drejt një segurie të rreme. Madje dhe kur gënjeshtrat, që ju tregohen, vijnë të zbukuruara me një gjuhë të dashur dhe sjellje fisnike, dhe që nuk ndjehen në shpirt si të drejta, mund të pranohen nga njeriu më lehtë se e Vërteta.

Kur dikujt i tregohet se ata janë infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse, ata kanë dy zgjedhje. Ata mund ta pranojnë të Vërtetën, t
ë pregatisin shpirtat e tyre, të kalojnë kohën në afërsi të plotë me familjet e tyre, kërkojnë Faljen Time dhe pastaj, presin për ditën. Kur ata e bëjnë këtë, edhe pse mund të jetë e frikshme, ata – për arsyen se e kanë pranuar të Vërtetën – do të gjejnë paqen e vërtetë në shpirtrat e tyre.

Këta shpirtra nuk kanë pse të trëmben nga Unë. Nga ana tjetër, nëse ata e refuzojnë të Vërtetën, dhe besojnë në magjitë dhe zotat e rremë, që ata mendojnë se mund të përdoren për t'i shëruar ata me mrekulli, do të jenë shumë të zhgënjyer. Këta shpirtra, të verbuar nga të ashtu-quajturat mendime pozitive, besojnë se nëse ata e dëshirojnë vetveten të përmirësohet, atëherë gjithçka do të bëhet mirë. 
Çfarë ata nuk kuptojnë është se ata duhet të më thërrasin Mua, Jezu Krishtin, nëse duan që të shërohen. Unë do t'i përgjigjem lutjeve, por vetëm nëse kërkesa është për të mirën e shpitrave të tyre. Këta shpirtra, që refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e sëmundjes së tyre dhe që nuk kthehen tek Unë, do të jenë të humbur. Ata do ta kenë harxhuar kot kohën e dhënë atyre në Tokë, për të siguruar që shtëpia e tyre të jetë në rregull.

E njëjta gjë është edhe me Fjalën Time, të Vërtetën, e dhënë juve tani. Unë i dhashë botës të Vërtetën, gjatë Kohës Sime në Tokë dhe Unë u refuzova. Shumë më ndoqën Mua, por e Vërteta, e dhënë atyre në atë kohë, tani do të sfidohet nga armiqtë e Hyjit dhe ata do të bien pre e mashtrimit. Ata do ta refuzojnë së shpejti të Vërtetën dhe nuk do të jenë në gjëndje të pranojnë Paralajmërimin Tim, e dhënë botës në këtë kohë.

Unë ju bëj thirrje tani, jo për t'ju zbuluar Mësime të reja, pasi kjo nuk është e nevojshme. Juve ju është dhënë e Vërteta, por tani Unë ndërhyj për t'ju kujtuar për të Vërtetën. Unë gjithashtu vij për t'ju paralajmëruar për ligësitë, që do të kryhen mbi ju për arsye të dashurisë suaj për Mua.

Mos e ktheni shpinën ndaj Meje, Jezu Krishtit, sepse Unë Jam duke ardhur tek ju vetëm për t'ju mbrojtur në këtë kohë. Unë nuk dua t'ju largoj, por Unë do të vazhdoj t'ju kujtoj për të Vërtetën, herë pas here. Kur ju ta shikoni se shpirtrat tuaj trazohen, si rezultat i rregullave të reja që ju paraqiten nga ata që thonë se janë prej Meje, atëherë ju duhet të më thërrisni Mua me anë të kësaj Kryqëzatë Lutje.

Lutja e Kryqëzatës (116) Më shpëto nga ligësia e gënjeshtrave:


Jezus i dashur, më ndihmo.
Unë po mbytem në lot dëshpërimi.
Zemra ime është e ngatërruar.
Unë nuk e di se kujt mund t'i besoj.
Të lutem më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund të zgjedh udhën e duhur drejt Mbretërisë Tënde.

Më ndihmo, i dashur Jezus, që gjithmonë të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, të dhënë botës nga Pjetri, dhe që kurrë të mos devijoj nga çfarë Ti na mësove apo të mohoj vdekjen Tënde në Kryq.

Jezus, Ti je Udha.
Më trego Udhën.
Më mbështet dhe më mbart në udhëtimin Tënd të Mëshirës së Madhe. Amen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/23/i-reveal-the-secrets-contained-within-the-book-of-revelation-and-they-will-not-be-pleasant/